Uniformat blu të Durrësit kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Midsummer’, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë dy muajve korrik dhe gusht. Në pranga ka përfunduar njëri nga autorët, Gëzim Thartori, 49 vjeç, me banim në Durrës, I cili është kapur në flagrancë pas vjedhjes së një celulari. Policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin, një 32-vjeçar me iniciale M.B., po me banim në Durrës.