Top News/ Testoi raketën që godet SHBA-në / Koreja e Veriut ‘drithëron’, fluturoi për 86 minuta
31/10/2024 12:08

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike ndërkontinentale të enjten, duke e kryer testimin e parë pas gati një viti të një arme të dizajnuar për t’i kërcënuar Shtetet e Bashkuara. Testimi ndodhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi testimin e raketës dhe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes. Ai e quajti testimin “veprim i duhur ushtarak” për t2 dëshmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur armiqve që kanë kërcënuar sigurinë e Veriut, tha Ministria Mbrojtjes e këtij vendi në një komunikatë. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia e identifikuan raketën si ICBM dhe e dënuan lëshimin e saj, duke thënë se rrit tensionet. Koreja e Veriut e konfirmoi testimin e raketës pak orë pasi fqinjët e saj e konfirmuan lëshimin e saj, duke thënë se ajo është një raketë e re, më e shpejtë, që mund të godasë SHBA-në. “Koreja e veriut nuk do ta ndryshojë kurrë qëndrimin e saj për përforcimin e forcave bërthamore”, tha Kim Jong un. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut mund të ketë testuar një raketë të re balistike me rreze të gjatë veprimi, me lëndë të ngurtë djegëse. Raketat me karburant të ngurtë janë më të lehta për t’u zhvendosur dhe për t’u fshehur dhe mund të lëshohen më shpejt se ato me karburant të lëngët. Zëdhënësi i shtabit, tha se lëshimi mund të jetë bërë për t’i dhënë Koresë së Veriut një pozicion më të fortë në negociatat e ardhshme dhe se është planifikuar në kohë për zgjedhjet amerikane. Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, u tha gazetarëve se kohëzgjatja e fluturimit të raketës prej 86 minutash dhe lartësia maksimale prej më shumë se 7.000 kilometrash i tejkaluan të dhënat e testeve të mëparshme të raketave të Koresë së Veriut. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sean Savett, e cilësoi lëshimin e raketës si "shkelje flagrante" të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe tha se ajo "rrit tensionet pa nevojë dhe rrezikon destabilizimin e sigurisë në rajon". Ai tha se SHBA-ja do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e territorit amerikan dhe të aleatëve të saj, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55