Kërkuesit në Francë po planifikojnë të testojnë nëse ngjitëset me nikotinë do të ndihmojnë të parandalojnë apo të zbusin efektet e koronavirusit vdekjeprurës. Të dhënat po tregojnë se numri i duhanpirësve të infektuar nga koronavirusi, është shumë më i ulët në krahasim me shkallën e popullatës së përgjithshme. Ndaj edhe shkencëtarët po pyesin nëse nikotina mund të ndalojë virusin të infektojë qelizat, apo nëse mund të pengojë sistemin imunitar të bjerë pre e infeksionit.