Prej katër muajsh efektivët e policisë, i janë nënshtruar testeve dhe ekzaminimeve laboratorike, lidhur me përdorimin e lëndëve narkotike. Sikurse deklaroi edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano, testi i drogës do të vijojë në çdo hallkë të policisë së shtetit, me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit.