Një rrjet supermarketesh në gjermani, filloi të shtunën shitjen e testeve të koronavirusit që mund të bëhen vetë, por brenda disa orësh, shumë prej dyqaneve raportuan se rezervat kishin mbaruar. Supermarketi i ofronte testet për blerje direkt në kasë, me një klient që lejohej të blinte një pako që mbante pesë teste. Shumë dyqane raportuan se i kishin mbaruar rezervat që në mëngjes, edhe pse furnizimi i ri me testet që kushtojnë 25 euro, ishte nisur. Ndërkohë që rrjete të tjera supermarketesh kanë zgjedhur ti shesin testet online, përmes platformave të tyre në internet, por edhe atje, gjthcke ishte e prenotuar.