Top News/ Test bërthamor para zgjedhjeve në SHBA / Seuli paralajmëron: Kim Jong un po përgatitet
06/10/2024 13:55

Koreja e Veriut ka mundësi të bëjë provokime të mëdha, si psh një testim bërthamor apo lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi, përpara zgjedhjeve në SHBA, thotë presidenti i Koresë së Jugut. Presidenti Yoon Suk Yeol tha të shtunën se zbulimi kohët e fundit, i një objekti bërthamor nga Koreja e Veriut, ka shumë të ngjarë të jetë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e Uashingtonit në prag të zgjedhjeve të 5 nëntorit. “Koreja e Veriut, kohët e fundit ka prezantuar një objekt të ri bërthamor ku bëhej pasurimi i uraniumit, për të tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe ka të ngjarë që Koreja e Veriut të kryejë provokime shtesë si ato bërthamore apo teste dhe lëshime të raketave balistike ndërkontinentale”, tha Yoon. Shqetësimet për Korenë e Veriut janë rritur javët e fundit, me vendin që publikoi pamje në të cilat shihej lideri Kim Jong un teksa vizitonte një objekt të fshehtë të pasurimit të uraniumit, ku edhe përsëriti premtimin se do të ndërtojë më shumë armë bërthamore. Javën e kaluar, Kim Jong un po ashtu kërcënoi se do të shkatërronte Korenë e Jugut me armët e tij bërthamore, nëse do të provokohej. Shumë ekspertë të huaj thonë se Koreja e Veriut shpreson përfundimisht të përdorë një arsenal të shtuar bërthamor si levë për të fituar lëshime, si psh lehtësimi i sanksioneve, pasi të zgjidhet një president i ri i amerikan. Ata thonë se Kim Jong un ka të ngjarë të mendojë se një fitore e kandidatit republikan Donald Trump, të cilin ai e angazhoi në diplomacinë bërthamore në 2018-2019, do të rriste shanset për të marrë atë që dëshiron, më shumë sesa në rast të fitores së kandidates demokrate Kamala Harris. Në fushatë, Trump në fakt është mburrur për lidhjet e tij personale me Kim Jong unin, por Harris ka thënë se ajo nuk do të “rehatohet me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong Un, të cilët bëjnë tifo për Trumpin”.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20