Top News – Terrorizoi SHBA për 17 vite… / ’Gjeniu i mbrapshtë’ gjendet i vdekur në qeli
11/06/2023 22:03

Ted Kaczynski, një ish profesor matematike që u bë i njohur si Unabomber pasi kreu një fushatë misterioze bombardimesh që zgjati për 17 vjet dhe që mori tre jetë njerëzish dhe hutoi FBI-në, është ndarë nga jeta të shtunën në moshën 81 vjecare. Kaczynski, që bëri dhe dërgoi shumë prej bombave të tij ndërsa jetonte në një kabinë primitive pa ujë të pijshëm në montanën rurale, u gjet pa ndjenja mëngjesin e të shtunës në burgun ku po mbahej në Karolinën e veriut. Ai u shpall më pas i vdekur nga zyrtarët në një spital lokal. I diplomuar në universitetin e harvardit, i vetëm që në fëmijëri, ai vendosi në shënjestër akademikë, shkencëtarë dhe pronarë dyqanesh të kompjuterave e madje u përpoq të hidhte në erë edhe një linjë ajrore, në një fushatë terrori nga viti 1978 e deri në 1995 kunmdër atyre që ai besonte se ishin djajtë e teknologjisë moderne. Për vite të tëra ai frustroi policinë, që pa asnjë të dhënë për identitetin e vrasësit e quajti rastin e tij UNABOMB, për shkak të bombave të vendosura në universitet dhe në kompaninë ajrore. E dhëna e parë erdhi kur Aczynski publikoi një manifest të gjatë, të titulluar Shoqëria Industriale dhe e Ardhmja e saj, në shtator të 1995-ës. Vëllai më i vogël i tij, David, kishte informuar policinë për idetë e autorit të manifestit, që ngjasonin shumë me ato të Ted Kaczynskit. Agjentët e arrestuan dhe zbuluan pastaj bombat në kabinën e tij, në prill 1996. Pasi refuzoi përpjekjet e avokatëve për të provuar problemet e tij mendore, Kaczynski pranoi fajësinë për të gjitha akuzat federale dhe një gjykatë e dënoi atë me katër dënime të përjetshme plus 30 vjet burg.

Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09