Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës. Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në raport, Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur kërcënimeve në zhvillim, përfshirë zgjerimin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që tani numëron 83 anëtarë.