Autoritetet austriake parandaluan një sulm të mundshëm terrorist që po përgatitej për tu kryer gjatë koncertit që do të mbahej këtë të enjte nga këngëtarja Taylor Swift. Sipas medieve ndërkombëtare, autoritetet austriake arrestuan një 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, që po planifikonte sulmin, çka ka sjellë anulimin e të gjitha koncerteve të Swift në Vjenë.