Drejtësia shqiptare udhëron ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani të terroristit nga Taxhikistani, që u arrestua në Tiranë dhe që kishte lidhje të forta me me një grup të Shtetit Islamik. Gjykata e Tiranës më 12 qershor ka vendosur që 24 vjeçari Komrom Zukhurov të mos ekstradohet në Rusi, ku po ashtu kërkohet e as në vendlindje, ku ai thotë se është torturuar. Shqipëria njoftoi se e kishte arrestuar të dyshuarin më 30 prill, dy javë pasi autoritetet gjermane e kishin ndaluar një grup nga Taxhikistani të cilët dyshohen se po e formonin një grup për sulme të mundshme ndaj Gjermanisë.