Top News – Terror në Vjenë/ 5 të vdekur, 17 të plagosur në kryeqytetin austriak!
03/11/2020 12:15

Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi me armë zjarri në kryeqytetin Vjenë që u ka marrë jetën pesë personave. 17 të tjerë janë plagosur, disa në gjendje të rëndë, pasi agresorë të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit mbrëmjen e të hënës. Një agresor është qëlluar për vdekje nga policia – thanë zyrtarët. Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, e cilësoi agresorin e vrarë nga policia si një terrorist islamik. Policia tha në një postim në Twitter se ai mbante një brez të rremë me eksploziv. Një prej viktimave raportohet se ishte një kamariere. Një tjetër grua ndërroi jetë nga plagët në spital, gjatë natës. Viktimat ishin në qendër të qytetit, e mbushur kjo plot me njerëz në baret dhe restorantet afër sinagogës qendrore të Vjenës. Por nuk është e qartë nëse ajo ishte shënjestra. Shtatë nga të plagosurit kanë plagë të rënda – raportojnë mediat austriake. Zyrtarët tani thonë se një agresor tjetër i armatosur dhe i rrezikshëm, besohet se është në arrati. Sipas tyre, mund të kenë marrë pjesë në sulm të paktën katër agresorë. Ministria e Brendshme u ka kërkuar njerëzve të evitojnë qendrën e Vjenës dhe i ka këshilluar prindërit t’i mbajnë fëmijët në shtëpi të martën nëse munden. Gjithçka ndodhi disa orë para se në Austri të hynin në fuqi kufizimet e reja në shkallë kombëtare në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Ishin të shumtë vjenezët në bare dhe restorante para ndalimqarkullimit gjatë natës.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58