Katër persona, përfshirë një polic, u vranë pasi një sulmues hyri në një ndërtesë në Manhatan të Nju Jorkut dhe hapi zjarr, thanë zyrtarët. Një tjetër person raportohet se është në gjendje kritike shëndetësore, ndërkaq sulmuesi ka vrarë veten më pas, tha kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams. Sulmuesi u filmua në kamerat e sigurisë duke dalë nga një makinë me një armë M-4. Ai më pas hyri në ndërtesë, hapi zjarr ndaj policit dhe më pas vazhdoi të qëllonte, thanë zyrtyarët e policisë.