Kolumbia është përfshirë në trazira, teksa grupet e armatosura marrin jetë të pafajshme njerëzish. Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se një kryebashkiak dhe pesë persona të tjerë, përfshirë një vajzë 15 vjeçare, u vranë në dy sulme në Kolumbinë jugperëndimore. Kryebashkiaku i Guatsene, Elmer Abonia Rodríguez u vra natën e së premtes. Ndërkohë disa orë më parë, pesë persona, duke përfshirë një vajzë adoleshente, u vranë në komunitetin indigjen të Nasa në komunën Santander de Cilição në Kolumbinë jugperëndimore, sipas autoriteteve lokale.