Nuk ka dakordësi mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për afatet e komisionit të Posaçëm për reformën Administrativo-Territoriale. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, ku do diskutohej ecuria e punës dhe raportet e paraqitura nga ekspertë, dy bashkëkryetarët u përplasën mes tyre, pasi Mazniku propozoi që përpara seancës plenare të datës 23, ku do të bëhet një raport për punën e Komisionit, të dëgjohen konkluzionet e ekspertëve. Propozim që u kundërshtua nga demokrati Luçiano Boçi, I cili kritikoi mazhorancën duke theksuar se po anashkalon disa nga etapat e miratuara në projekt kalendar.