Këtë të martë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi një dëgjesë publike në qarkun e Durrësit. Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, u ndal tek reforma e vitit 2014, që edhe pse sipas tij ka pasur tregues pozitiv, sërish nuk e ka zgjidhur tërësisht zhvillimin e njëtrajtshëm të territorit. Nga ana tjetër, për kryetarin e këtij Komisioni, Luciano Boçi Reforma Territoriale e 2014-ës ka dështuar dhe se pasojat po rëndojnë sot.