Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë ka konfirmuar për REL, nënshkrimin e një memorandumi mirekuptimi mes qeverisë shqiptare dhe zhvilluesit amerikan të projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, për ta vlerësuar zhvillimin e një terminali të rigazifikimit, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Terminali mund të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jon-Adriatik (IAP) dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë. sipas Argent LNG-së, terminali do të projektohej për të furnizuar tregjet në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore dhe mund të mbështesë Ukrainën përmes marrëveshjeve rajonale në tregun e gazit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka thënë për REL, se terminali do të ndërtohej në Vlorë.