Peter Magyar do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, duke i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të aleatit të Putinit, Viktor Orban. Politikani i qendrës së djathtë kandidoi në një fushatë anti-Rusi dhe pro-Evropë, duke premtuar t'i "japë fund korrupsionit" dhe të ndërtojë një vend që punon për njerëzit. Vladimir Putin është tërbuar ndërsa aleati i tij pro-rus do largohet dhe do të zëvendësohet nga një kryeministër pro-Ukrainës. Viktor Orban u konsiderua si një përçarës në zemër të Evropës, duke bllokuar ndihmën për Ukrainën duke votuar kundër kredive të BE-së për vendin e shkatërruar nga lufta. Në një telefonatë me Putinin në tetor 2025, ish-kryeministri hungarez e krahasoi veten me një mi që ndihmonte në çlirimin e luanit rus të mbyllur në kafaz. Disfata e mbështetësit të Kremlinit, Orban, do të sjellë rezistencë më të madhe ndaj Putinit dhe më shumë ndihma që do të rrjedhin në Ukrainë. Magjar planifikon të zhbllokojë një paketë prej 80 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të afrohet më shumë me NATO-n. Donald Trump gjithashtu do të duhet të shërojë plagët ndërsa aleati i tij ka pësuar disfatë. Orban ishte mbrojtësi më i madh i Trump në Evropë dhe krijoi një aleancë të fortë me lëvizjen MAGA. Vetëm javën e kaluar, Trump dërgoi zëvendëspresidentin e tij JD Vance për të nxitur mbështetjen për Orban, njeriun që ishte miku i tij më i mirë në Evropë. Por populli i Hungarisë dhe votoi për një pushtet të ri pas 16 vitesh sundimi të Orbanit. "Bashkëqytetarë hungarezë, ia dolëm mbanë", thirri Magjari para mijëra njerëzve të mbledhur për të festuar fitoren e tij. "Së bashku kemi çliruar Hungarinë dhe e kemi rimarrë vendin tonë", shtoi ai. Ndërsa nga evropa, urimet kanë ardhur me breshëri. Kryeministri britanik Keir Starmer foli për një "moment historik, jo vetëm për Hungarinë, por edhe për demokracinë evropiane". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy e përgëzoi Magjar duke thënë: "Ukraina gjithmonë ka kërkuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjithë në Evropë përfshirë Hungarinë".