Një person ka humbur jetën në Turqi pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter që goditi provincën veriperëndimore Balikesir të dielën në mbrëmje. Një grua 81-vjeçare ndërroi jetë pak pasi u nxor nga rrënojat në qytetin Sindirgi, i cili ishte epiqendra e tërmetit, tha ministri i brendshëm i Turqisë.