Krisja në koalicionin e madh qeverisës në Gjermani është e pariparueshme. Kancelari Olaf Scholz, pasi shkarkoi ministrin e Financave dhe kreun e liberalëve që ka hyrë në aleancë, e akuzoi atë për vendime klienteliste. "Lindner ka thyer besimin tim shumë herë. Nuk ka më bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm. Udhëheqësi i FDP është më shumë i shqetësuar për klientelën e tij dhe mbijetesën e partisë së tij”, deklaroi Kancelari Scholz.