Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Puerto Madero në Meksikë të premten, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nuk raportohet për viktima. Lëkundjet e forta kanë ngritur kërcënimin për cunam në zona të Oqeanit Paqësor që ndodhen më afër qendrës ku ndodhi tërmeti, në një rreze prej 300 kilometrash nga epiqendra.