Të paktën 230 të vdekur dhe gati 5 mijë të plagosur është bilanci i tërmeteve tragjike që goditën Venezuelën të mërkurën. Në Karakas dhe La Guaira, dy zonat më të goditura grupet e shpëtimit janë në garë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat njerëz, që ende dëgjohen teksa kërkojnë ndihmë. Jorge Rodriguez, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës tha se 250 ndërtesa ishin dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, paralajmëroi se numri i viktimave pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. Autoritetet vlerësojnë se të paktën 30,000 njerëz janë mes rrënojave. Pasojat e tërmetit mund të përkeqësojnë kushtet e jetesës për miliona venezuelas, të prekur prej vitesh nga krizat humanitare. Vende të ndryshme të botës kanë ofruar ndihmë financiare dhe mbështetje logjistike dhe me mjete për grupet e emergjencave. Mes atyre që kanë ofruar ndihmë janë SHBA, Rusia, Kina, Katari, Meksika dhe Britania e Madhe.