Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje për ta mbështetur Turqinë me 400 milionë euro për rimëkëmbjen e saj pas tërmeteve të vitit të kaluar, ku mijëra persona mbetën të vdekur. Komisioni Evropian e ka nënshkruar këtë marrëveshje për të ndarë grantin 400 milionësh nga Fondi i Solidaritetit të Bashkimit Evropian për të financuar operacionet e rimëkëmbjes pas katastrofës pas tërmeteve shkatërruese.