Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur Iranin pranë centralit bërthamor Fordo, gati 300 kilometra në jug lindje të Teheranit. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u regjistrua rreth orës 21 e 20 minuta me orën lokale. Mediat iraniane raportuan se lëkundjet u ndjenë deri në Teheran.