Top News/ ‘Tërmet’ në qeverinë britanike / ’Kthehet’ David Cameron, Sekretar i Jashtëm i Britanisë
13/11/2023 14:27

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë. Cameron, 57 vjeç, që ka qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Zyra e Sunak tha të hënën se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameron të marrë një vend në Dhomën e Lartë të Parlamentit, duke i lejuar atij të kthehet në Qeveri si ministër, pavarësisht se nuk është zgjedhur si anëtar i Parlamentit. Më herët gjatë ditës, Sunak shkarkoi Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme. Ajo u përball me kritika pasi akuzoi policinë se ishte shumë e butë nga protestuesve pro-palestinezë. Në postin e sekretarit të Brendshëm u emërua James Cleverly, i cili deri më tani kishte qenë sekretar i Jashtëm. Sunak është përballur me presion që ta shkarkojë Braverman, e cila ishte përgjegjëse për migrimin dhe policinë. Në një sulm të pazakonshëm ndaj policisë javën e kaluar, Braverman tha se policia e Londrës po injoronte “bandat pro-palestineze” që po shkelnin ligjin. Ajo i përshkroi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim në Gazë si “marshues të urrejtjes”. Të shtunën, protestuesit e krahut të djathtë u përleshën me policinë dhe tentuan që të përlesheshin me protestuesit pro-palestinezë në Londër. Kritikët thanë se Braverman ka ndihmuar në nxitjen e tensioneve.

Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56