Lëvizja 5 Yjet në itali nuk do të marrë pjesë në një votëbesim në parlament – tha lideri i partisë Giuseppe Conte, në një lëvizje që me gjasë do të cojë drejt kolapsit të qeverisë së kryeministrit Mario Draghi. Parti të tjera të koalicionit kanë paralajmëruar se do të largohen nga qeveria nëse 5 Yjet bojkoton votimin në senat ndërsa vetë draghi, këtë javë, tha se ai nuk do të kryesonte një administratë pa partinë e Kontes në bord.