Top News – Tërmet në mesin e stuhisë tropikale / Toka dridhet me magnitudë 5.1 në Kaliforninë Jugore
21/08/2023 12:42

Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi kaliforninë jugore të dielën, në veri të los angelesit, duke shkundur rajonin në një kohë kur banorët ishin të tmerruar për shkak të afrimit të stuhisë tropikale Hilary. Nuk kishte raporte të menjëhershme për dëme apo të lënduar nga tërmeti që u regjistrua në orën 2.41 minuta të pasdites, rreth 7 km në juglindje të komunitetit të kalifornisë jugore, Ojai, në kontenë Ventura. Tërmeti u ndoq nga disa paslëkundje të tjera, më të vogla në fuqi. Qendra amerikane e paralajmërimit për tsunami tha ndërkohë se nuk kishte kërcënim pas tërmetit. Shiu ndërkohë nuk po ndalet mbi kaliforninë e jugut, të dielën, ndërsa stuhia tropikale Hilary lëvizi mbi shtet pasi më herët kishte ndëshkuar gadishullin e Baja Kalifornisë. Para kësaj stuhie, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë goditur edhe nga fatkeqësi të tjera klimatike gjatë këtij viti. Ishulli Maui i Hauait është ende duke u përballur me zjarre masive, që kanë vrarë mbi 100 njerëz dhe kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas. Ndërkohë, edhe zjarrfikësit në Kanada po përballen me një numër rekord të zjarreve masive këtë vit. Sipas autoriteteve, stuhia Hilary mund të godasë edhe shtetet në perëndim të SHBA-së me reshje të rralla shiu, duke u regjistruar si cikloni që ka sjellë më shumë reshje në Nevada, Oregon dhe Ajdaho. Në shtator të vitit 1939, një stuhi tropikale në Kaliforni shkatërroi shinat e trenit, nxori shtëpitë nga themelet e tyre dhe përmbysi shumë varka, duke vrarë afro 100 persona.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB