Kina është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 që i mori jetën të paktën dy personave dhe ktheu disa ndërtesa në rrënoja. Tërmeti goditi rajonin Guangxi në orën 12:21 të së hënës, duke zgjuar banorët gjatë natës. Autoritetet kanë identifikuar viktimat si një çift, një burrë 63-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare.