Një valë masive protestash dhe pakënaqësish sociale ka përfshirë mbarë kontinentin europian këtë fundjavë, duke vënë nën një presion të jashtëzakonshëm qeveritë e disa shteteve. Nga Parisi e Milano e deri në Madrid, qindra mijëra qytetarë, studentë dhe pensionistë kanë mbushur rrugët për kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, krizës së strehimit, kushteve në arsim por edhe korrupsionit.