Perëndimi i Afganistanit është goditur nga një tërmet, 6.3 i shkallës Rihter. Për pasojë gërmadhat e ndërtesave ranë mbi trupat e dhjetra personave të cilët gjetën vdekjen, ndërsa raportohet edhe për të plagosur. Sipas zyrtarëve ka të ngjarë që numri i viktimave të rritet. Drejtori i departamentit të shëndetësisë në provincën Herat tha për AFP se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja”. Ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në një raport paralajmëroi se qindra persona mund të kenë vdekur.