Lumi Vjosa ka nisur të tërhiqet nga tokat e banesat e përmbytura. Niveli I lumit ka zbritur në 5.5 metra duke u riktheyr avash në shtratin e tij. Por pavarësisht se rreziku duket se është evituar, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 shtëpi te cilat kane pasur prezenc uji ne oborre. Ndërsa në disa prej tyre ka hyrë dhe brenda.