Niveli i ujit në zonën e Nënshkodrës ka rënë lehtë në 24 orët e fundit, por situata mbetet ende shqetësuese për banorët vendas. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetit, janë 1320 hektarë tokë bujqësore nën ujë në Bashkinë e Shkodrës, nga 1400 hektarë që numëroheshin një ditë më parë.