Top News – Tërhiqet ligji ‘alla-Putin’ / Protestat e dhunshme në Gjeorgji thyejnë qeverinë
09/03/2023 10:56

Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi të enjten se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile. Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën "ndarjet në shoqëri" të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen. Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si "agjentë të ndikimit të huaj", nxiti protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia. Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishtë zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit. Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje. Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona. Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55