Gjykata e lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në banesat dhe bizneset e tyre në 6 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas afishimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një prej 3 gjyqtarëve të caktuar në trupë, ka kërkuar largimin nga çështja për shkaqe papajtueshmërie.