Protestat dhe mobilizimet e përgjakshme kundër regjimit teokratik të Teheranit duket se kanë arritur fitroen e tyre të parë. Në një vendim dhe tërheqje historike, autoritetet në Iran i kërkuan gjyqësorit dhe parlamentit të shtunën të rishikojnë ligjin e Ajatollah Khomeinit të vitit 1983 për përdorimin e detyrueshëm të shamisë , në mënyrë që të gjendet një rrugëdalje nga protestat që kanë shpërthyer prej më shumë se dy muajsh në vend.