Është shtensionuar situata në veriun e Kosovës, pas vendimit të qeverisë për të shtyrë për 30 ditë hyrjen në fuqi të marrëveshjes së reciprocitetit me Serbinë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një reagimi në Facebook, shprehet se pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, janë të hapura.