Mediat amerikane raportojnë se gati 10.000 trupa të SHBA-së mund të tërhiqen përgjithmonë nga Gjermania në muajin shtator. Por për qytetin ku ato janë stacionuar prej 70 vjetësh, mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike. Qytetet e vogla në jug të Gjermanisë si Grafenëöhr në Bavari ose Ramstein në Rhineland-Palatinate janë zhvilluar që nga Lufta e Dytë Botërore në bazë të pranisë së mijëra trupave amerikane, familjeve të tyre dhe civilëve amerikanë që punojnë në bazat atje.