Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan ëpranaur kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank ‘Javelin”. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Hill ka informuar liderin serb se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar tashmë kërkesën dhe do ta dërgojnë për shqyrtim në Kongresin Amerikan, i cili do të kryejë edhe procedurën zyrtare që ekziston për shitje të armatimeve.