Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që lejon për herë të parë trajtimin me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të financohet nga fondet publike.