Me të njëjtën mimikë, pozë dhe buzëqeshje, Donald Trump u shfaq thuajse njësoj në fotot e liderëve të Europës Lindore, të publikuara pas pritjes së organizuar nga presidenti amerikan gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dhe ishte pikërisht poza identike ajo që ka ngjallur një debat të pazakontë në rrjet. Presidenti rumun, presidenti serb, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderë të tjerë publikuan imazhe me Trumpin, duke i paraqitur si momente takimi me presidentin amerikan.