Si rezultat i kontrolleve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditet një rast i tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Vihet në pranga edhe pronari i këtij automjeti, shtetas me precedent të theksuar kriminal, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.