Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Lezhë. Një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses së tij, duke e përplasur me makinë. Pas aktit makabër, i riu i identifikuar si Cuf Behi është larguar menjëherë nga vendngjarja, por falë shërbimeve policore ai u kap shpejt dhe u vu në pranga.