Një 65-vjeçar me iniciale D.D. është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 65-vjeçari gjatë natës, kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të një 66-vjeçari me iniciale F.M. Autori mësohet se ishte konstatuar nga pronari i kasolles, pasi kishte hyrë në pronën e tij, dhe në konflikt e sipër me të 65-vjeçari, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu.