Daors Gashi, 23 vjeç është arrestuar në flagrancë në Rinas, në dalje të Shqipëris falë operacionit të koduar “Skanimi” . Shtetasi nga Kosova, banues në Pejë, u vu në pranga pas kontrolleve, bazuar në informacionet e inteligjencës policore të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor, në kuadër të të cilit u godit tentativa për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.