Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”, pas kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë për parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi. Autoritetet kanë arrestuar një 36-vjeçar, me iniciale M.D. rezident në Itali. Gjatë operacionit, 36-vjeçarit, iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar. Policia ka sekuestruar shumën prej mbi 220 mijë euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.