Një shtetas ka rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike kanabis sativa. 30-vjeçari është ndaluar nga kontrollet e shërbimeve të policisë, ku pasi është ndaluar është zbuluar lënda narkotike prej më shumë se 7 kilogramë që mbante në mjetin që drejtonte tip Volksvagen.