Një operacion policor i koduar Tentativa ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Bëhet me dije se ai është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie arrest me burg, për veprat penale vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.