Një sherr në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan përfundoi me një person të plagosur me thikë. Sipas policisë, gjatë konfliktit, një 43-vjeçar goditi me thikë një 59-vjeçar, i cili u dërgua në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia sekuestroi edhe thikën e përdorur. Në pranga përfundoi edhe 59-vjeçari i plagosur, pasi, sipas policisë, refuzoi të jepte shpjegime për rrethanat e ngjarjes dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.