68-vjeçari i mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës dyshohet se ka tentuar që të përdhunojë autoren e krimit, një shtetase 21 vjeçare banore e zonës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë të Bashkisë së Vaut të Dejës. Policia ka shoqëruar në komisariat autoren. Në dëshminë paraprake të saj, thonë burimet, 21-vjeçarja ka deklaruar se ka goditur me thikë të moshuarin pasi ai është përpjekur që të përdhunojë në banesën e saj.