Rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve investigative ka ngritur alarmin të hënën për përdorimin e diplomatëve nga presidenti rus Vladimir Putin për misione dhe aktivitete spiunazhi. Duke u ndalur tek Ballkani Perëndimor, gazetarët ngrenë alarmin se Rusia, e cila për dekada nuk emëroi konsuj nderi, e ka përdorur gjithnjë e më shumë sistemin në shërbim të axhendës së saj politike..