Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shkarkon nga detyra komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të vendit, Valerii Zaluzhnyi. Vendimi erdhi pas spekulimeve për një përçarje mes presidentit dhe gjeneralit Zaluzhnyi, që ka udhëhequr përpjekjet e Ukrainës ndaj agresionit rus. Ishte Gjenerali Oleksandr Syrskyi ai që mori postin e komandantit të përgjithshëm me dekret presidencial.